Flash News

KRYESORE

Vlorë, palma zë poshtë nënën dhe fëmijën 2 vjeç

Vlorë, palma zë poshtë nënën dhe fëmijën 2

Një prej palmave që ndodhen në rrugën kryesore Vlorë-Skelë duket se është tharë plotësisht dhe ka rënë ditën e sotme në mes të rrugës. Për fat të keq, në afërsi të palmës kanë qenë një nënë me fëmijën e saj të moshës 2-vjeçare, të cilët janë prekur nga rënia e pemës. “Për këtë falenderojmë kryetarin e bashkisë, Dritan Lelin që nuk bën asnjë gjë në këtë qytet. Nuk harrojmë as atë të gjatin që i bën lekët tona palma të kalbura”, – thotë një prej të pranishmëve në vendngjarje. Ndërkaq, si nëna dhe  fëmija janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Të fundit