Flash News

KRYESORE

Vlorë/ Tjetër rast fotografimi i votës

Vlorë/ Tjetër rast fotografimi i votës

Është shënuar në Vlorë një tjetër rast fotografimi , ku policia ka shpallur në kërkim një 58 vjeçar.

Blutë e Vlorës sqarojnë se në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale R.M., 54 vjeç, banues në Vlorë.

NJOFTIMI I POLICISË

“Më datë 25.06.2017, Policia e Vlorës ka filluar ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi, pasi sot rreth orës 13:30 në ambientet e DVP Vlorë  është depozituar një kallëzim penal nga KZAZ Nr.82 Vlorë, mbi bazën e të cilit thuhet se ky shtetas ka fotografuar fletën e votimit dhe në momentin që ky veprim është konstatuar nga anëtaret e Komisionit të qendrës se votimit Nr. 4495/1 (me vendndodhje në lagjen “Isa Boletini”) që i përket KZAZ Nr.82 Vlorë, ka dëmtuar (grisur) fletën e votimit dhe më pas është larguar nga kjo qendër votimi”

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasit R.M., për veprat penale “Dëmtime me dashje të materialeve zgjedhore” dhe “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikuar nga nenet 326/a dhe 327 të Kodit Penal

Të fundit