Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Është shënuar në Vlorë një tjetër rast fotografimi , ku policia ka shpallur në kërkim një 58 vjeçar.
Blutë e Vlorës sqarojnë se në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale R.M., 54 vjeç, banues në Vlorë.
NJOFTIMI I POLICISË
“Më datë 25.06.2017, Policia e Vlorës ka filluar ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi, pasi sot rreth orës 13:30 në ambientet e DVP Vlorë është depozituar një kallëzim penal nga KZAZ Nr.82 Vlorë, mbi bazën e të cilit thuhet se ky shtetas ka fotografuar fletën e votimit dhe në momentin që ky veprim është konstatuar nga anëtaret e Komisionit të qendrës se votimit Nr. 4495/1 (me vendndodhje në lagjen “Isa Boletini”) që i përket KZAZ Nr.82 Vlorë, ka dëmtuar (grisur) fletën e votimit dhe më pas është larguar nga kjo qendër votimi”
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasit R.M., për veprat penale “Dëmtime me dashje të materialeve zgjedhore” dhe “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikuar nga nenet 326/a dhe 327 të Kodit Penal