Vlorë/ Turisti rus ndërhyn pasi dy të rinj po godisnin një qen, por dhunohet

Dy të rinj në Vlorë po kërkohen nga policia pasi janë protagonistë të një ngjarjeje të pazakontë. Ata janë parë nga një turist rus në zonën e “Ujit të Ftohtë” duke torturuar një qen, me këtë të fundit që ka zbritur nga makina dhe ka tentuar që t’i ndalojë.

Më pas ka nisur një debat mes palëve, me të rinjtë që i akne thënë të shikojë punën e vet, pasi “ishte qeni i tyre dhe bënin çfarë të donin”.

Por turisti rus nuk ka bërë prapa nga kërkesa e tyre, madje ka filmuar ngjarjen. Kjo bëri që dy të rinjtë ta sulmonin edhe turistin Sergey Dzambula, ndërsa i kërkuan telefonin. Si pasojë e dhunës ai është gjakosur, ndërsa më pas shkoi në komisariat ku edhe denoncoi ngjarjen.