Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Vodafone reagon ndaj vendimit të AKEP: Tarifa diskriminuese në favor të Albtelecom, s’ëshë rasti i vetëm
Vodafone Albania ka reaguar me anë të një deklarate publike ku sqaron publikun dhe median se AKEP ka detyrim ligjor që të kryejë konsultim publik transparent me të gjitha palët e interesit për çdo masë të propozuar për zbatim në tregun e komunikimeve elektronike.
"Masat e ashtu-quajtura rregullatore që AKEP kishte për qëllim të miratonte në mbledhjen e Këshillimit Drejtues, këtë javë, nuk janë komunikuar e as konsultuar ndonjëherë me operatorët në treg, si palë të interesit në këtë proces", thuhet në deklaratën e Vodafone.
Reagimi i plotë:
Sqarojmë se tarifat e reja të propozuara nga AKEP për operatorët celularë nuk kanë qenë pjesë e dokumentit të konsultimit publik, të cilit AKEP i referohej në njoftimin e sotëm për shtyp.
Për më tepër, theksojmë edhe një herë se Vodafone Albania u informua vetëm nëpërmjet medias për këto tarifa diskriminuese në favor të Albtelecom dhe në dëm të klientëve të operatorëve të tjerë, të cilëve do t’u duhet të paguajnë më shtrenjtë për telefonatat e tyre drejt klientëve të Albtelecom.
Për fat të keq, ky nuk është i vetmi rast “i dashamirësisë” së AKEP ndaj Albtelecom, pasi AKEP ka qëllim të favorizojë dhe mbështesë më tej Albtelecom me masa të tjera rregullatore, të propozuar për t’u zbatuar në tregun e telefonisë fikse.
Pavarësisht kësaj, Vodafone Albania është gjithmonë e angazhuar të mbështesë nismat e AKEP që janë në përputhje të plotë me kuadrin rregullator të BE-së dhe legjislacionin për sektorin e komunikimeve elektronike në Shqipëri. Vetëm nëse zbatohet një kuadër ligjor dhe rregullator i drejtë dhe ku respektohen ligjet në fuqi, duke krijuar një klimë të qëndrueshme për investime, atëherë Vodafone do të vazhdojë të jetë një prej lojëtarëve kyç në tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri.