Flash News

KRYESORE

Vodeo/ Arrestohet në flagrancë i riu në Shkodër, u kap me 990 tableta ekstazi pranë shkollave dhe Universitetit

Vodeo/ Arrestohet në flagrancë i riu në Shkodër, u kap me

Është vënë në pranga një person në Shkodër, pasi u kap në flagrancë me 310 copë tableta ekstazi, pranë shkollave dhe Universitetit.

Gjatë kontrollit në banesën e 24-vjeçarit M.K policia i gjeti edhe një sasi tjetër tabletash që në total shkonin 990 të tilla.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në vijim të punës për parandalimin, gjurmimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e mara në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike Ekstazi në afërsi të shkollave të mesme dhe Universitetit, referuan materialet në Prokurori, ku dhe u regjistrua procedimi penal për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Bazuar mbi provat e grumbulluara gjatë hetimit 3 - mujor me metoda speciale, si rezultat i të cilave rezultoi se 24 - vjeçari kishte aktivitet kriminal në drejtim të shitjes dhe prodhimit të narkotikëve, Strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor “Pedonalja”.

Si rezultat i operacionit, në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. K., 24 vjeç, banues në Shkodër, ku gjatë kontrollit Policia i gjeti një sasi prej 310 copë tableta të dyshuara si lëndë narkotike "ekstazi", të cilat po i shpërndante.

Në vijim të kontrollit, në një banesë që ky shtetas e mbante me qera, Policia gjeti edhe 11 qese farmaceutike me një total prej 680 copë tableta, të dyshuara si lëndë narkotike të llojit "ekstazi".

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 990 tableta lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Ekstazi"”, sqaron policia.

Të fundit