Flash News

KRYESORE

Vodhën 25 aparate fotografikë në një dyqan, arrestohen 2 të rinj

Vodhën 25 aparate fotografikë në një dyqan, arrestohen 2

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi një muaj më parë kanë vjedhur 25 aparate fotografikë nga një dyqan në qytetin e Lezhës.

Në kuadër të operacionit “Hijet”, policia ka vënë në pranga shtetasit Igli Maklaj, 27 vjeç dhe Aldo Smakaj, 29 vjeç të dy banues në Lezhë.

Sipas policisë në operacion u sekuestruan edhe disa prej aparateve fotografikë, vlera totale e të cilëve kapte shifrën e 1.500.000 lekë të reja. Vjedhja në dyqanin e pronarit me iniciale A.D. kishte ndodhur me 17 korrik.

 

 

Të fundit