Flash News

KRYESORE

I vodhën kasafortën dhe dy makinat, vajza e biznesmenit shqiptar ofron shpërblim

I vodhën kasafortën dhe dy makinat, vajza e biznesmenit shqiptar ofron

Vajza e biznesmenit Ylli Salla, banesa e të cilit u grabit mëngjesin e sotëm, nga persona ende te paidentifikuar, ka reaguar publikisht duke kërkuar ndihmë për identifikimin e autoreve.

Hajdutët i morën biznesmenit kasafortën dhe dy makinat, ndërsa vajza e tij ka vënë në dispozicion një shumë të konsiderueshme parash për ata që japin informacion.

“Unë Suzana Salla, e bija e biznesmenit Y. Salla, në emër të familjes sime deklaroj se vëmë në dispozicion të personave që kontribuojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e menjëhershme të vjedhjes së banesës së familjes sonë një shumë të konsiderueshme parash. Ky shpërblim vlen për çdo informacion që mund të na jepni në numrat e celularit 0692083170 dhe 0696012332 dhe kushdo që ka parë vjedhësit duke qarkulluar mëngjesin e sotëm me makinat me targa AA393PV dhe HP565J”, shprehet e bija e biznesmenit.

Kujtojmë që dhe në janar të vitit 2017 biznesmeni Ylli Salla ka rënë pre e një tjetër ngjarjeje të rëndë, ku është dhunuar me sende të forta në ambientet e karburantit të tij në qytetin e Elbasanit.

 

Të fundit