Flash News

KRYESORE

Vodhi 140 mijë litra vaj nga spitali, burg për shqiptarin në Greqi

Vodhi 140 mijë litra vaj nga spitali, burg për shqiptarin në

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi kishte vjedhur 140 mijë litra vaj nga rezervuarët e Spitalit të Përgjithshëm të ishullit të Rodosit.

41-vjeçari ishte larguar drejt Italisë, por ai u ekstradua në Greqi pas një urdhri arresti të lëshuar ndaj tij.

I arrestuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u shpreh se ishte penduar për vjedhjen e bërë, por gjithçka kishte ndodhur pasi në atë periudhë kishte mbetur pa para, pasi ishte shkarkuar nga puna prej dy muajsh. Shpjegimet e shqiptarit nuk ishin të mjaftueshme për gjyqtarët, të cilët i dhanë atij masën e arrestit me burg.

Çështja ka nisur në korrik të vitit 2015, ku janë të përfshirë edhe dy shqiptarë të tjerë, gjithashtu të paidentifikuar, të moshës 20 dhe 22 vjeç.

Të fundit