Flash News

KRYESORE

Vodhi 32 mijë euro në Tiranë, arrestohet përmbaruesi  

Vodhi 32 mijë euro në Tiranë, arrestohet përmbaruesi  

Përmbaruesi Fatos Alimadhi është vënë në pranga nga policia gjatë operacionit të koduar “Debitori”.

Arrestimi i 50 vjeçarit u bë pas një pune 7 mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi duke shpërdoruar detyrën ka përfituar nëpërmjet vjedhjes shumën prej 32.255 euro.

Gjithashtu Përmbaruesi gjyqësor i është shmangur hetimit duke zhdukur dosjen përmbarimore, në lidhje me shitjen e një apartamenti, ku në ankandin e dytë, në baze të ligjit duhet të shitej me vlerë 20% më i ulët se ankandi i pari, por ky apartament është shitur disa herë më ulët se kjo vlerë që para shikon ligji, duke bërë që përmbaruesi të përfitonte shumën prej 32.255 euro.

Të fundit