Flash News

KRYESORE

I vodhi dy aparate profesionale francezit, arrestohet në Durrës rumuni

I vodhi dy aparate profesionale francezit, arrestohet në Durrës rumuni

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas rumun i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte vjedhur 2 aparate profesionalë një shtetasi frances. Burime të policisë Durrës bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Ilie Onutu.

 33-vjeçari Ilia Onutu, akuzohet se në një hotel të Tiranës, i ka vjedhur një shtetasi francez dy aparate profesionale fotografimi.

Onutu ishte nisur për në Itali dhe po merrte tragetin kur është arrestuar nga policia. Vjedhja ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Him Kolli”. Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë identifikuar autorin, ndërkohë që arrestimi  tij është bërë rreth orës 23:00. 

 

Të fundit