Flash News

KRYESORE

I vodhi motorri, bën vetëgjyqësi, mban peng për 5 orë hajdutin

I vodhi motorri, bën vetëgjyqësi, mban peng për 5 orë

Një ngjarje e pa dëgjuar më parë ka ndodhur në qytetin e Lushnjes. Një qytetar ka vendosur të bëjë vetëgjyqësi ndaj hajdutit që i vodhi motorrin.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Shkëlqim Çollaku, në fshatin Konjat, ka vjedhur një motoçikletë të markës “Piaggio”, pa targa, në pronësi të shtetasit Nertil Hajdari, dhe e ka çuar për ta fshehur në banesën e vëllait të tij Lulëzim Çollakut, të cilin e ka vënë në dijeni për faktin se motorin e kishte vjedhur.

Më pas, shtetasi Shkëlqim Çollaku është kthyer në banesën e shtetasit Nertil Hajdari për të vjedhur sende të tjera por është kapur nga shtetasi Nertil Hajdari, i cili e ka mbajtur dhe dhunuar fizikisht shtetasin Shkëlqim Çollaku në banesën e tij për rreth 5 orë dhe më pas e ka lënë të lirë.

Shtetasi Nertil Hajdari këtë ngjarje nuk e ka njoftuar në organet e rendit dhe pasi e ka lënë të lirë shtetasin Shkëlqim Çollaku, ka mbajtur motoçikletën e markës “ ICO“, me targa AP072 në pronësi të vëllait të tij, shtetasit Lulëzim Çollaku, duke kryer vetëgjyqësi.

 

 

Të fundit