Flash News

KRYESORE

Vodhi një palë çorape, arrestohet 57 vjeçari në Sarandë

Vodhi një palë çorape, arrestohet 57 vjeçari në

Policia e Sarandës ka konfirmuar dy vjedhje në dy dyqane të ndryshme në këtë qytet. Sendet e vjedhura janë kryesisht veshje dhe disa materiale ndërtimi

Vjedhja e parë është kryer nga një shtetas 57 vjeçar, banues në Vlorë i cili u kap në flagrancë në lagjen nr.1 duke vjedhur në një dyqan, një bluzë, një portofol t zi dhe një palë çorape. Pronari i këtij dyqani ishte një shtetas nga Saranda, 32 vjeç. Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 57 vjeçarit.

Vjedhja e dytë është kryer gjatë natës së 1 tetorit, në lagjen nr.4  është vjedhur dyqani i një shitësi 55 vjeçar, banues në Sarandë. Nga dyqani janë vjedhur 6 rrota tel bakri dhe dy bobona me tel shumëfish bakri.

Policia informon se po punohet për zbardhjen e plot të kësaj ngjarje.

Të fundit