Flash News

KRYESORE

Vodhi pensionet, arrestohet ish-punonjësi i Postës në Gjirokastër

Vodhi pensionet, arrestohet ish-punonjësi i Postës në

Është arrestuar ditën e sotme ish-punonjësi i Postës, që ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë i akuzuar për vepren penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

48-vjeçari ka qënë punonjës i Postës Shqiptare, dhe ka përfituar nga posti duke tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe më pas nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës.

Ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me shkresë të datës 05.10.2018, ka dërguar Urdhërin për Ekzekutimin e Vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se pas hekurave përfundoi edhe shtetasi me inicialet J. D., banues në Lunxhëri, Gjirokastër.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit J. D. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Të fundit