Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Një deputet i Parlamentit slloven ka dhënë dorëheqjen pasi vodhi sanduiçin nga një dyqan në Lubjanë.
Deputeti Darij Krajcic tha për mediat se u injorua nga stafi ndaj vendosi të vendosi të testonte sigurinë e supermarketit duke marrë sanduiçin dhe të largohej.
Vjedhja e sanduiçit nuk u vu re, por anëtari i partisë në pushtet Marjan Sarec (LMS) këmbënguli që më vonë u kthye për ta paguar. Krajcic kërkoi falje, duke thënë se i vjen keq për "eksperimentin e tij social".
Gjithçka u bë publike kur ai i tregoi rastin disa kolegëve në Parlament gjatë një mbledhje komiteti të mërkurën.
Tre punonjës të supermarketit raportohet se nuk e kanë vënë re kur u largua me sanduiçin pasi po flisnin me njëri-tjetrin.
"Askush nuk erdhi pas meje, askush se vuri re,"-tha ai, duke shtuar se stafi ishte shumë neglizhent.
Fillimisht anëtarët e parlamentit qeshën me këtë histori por të enjten, kreu parlamentar i LMS, Brane Goluboviç, dënoi veprimet e deputetit duke i quajtur "të papranueshme".
"Ai mori përgjegjësinë dhe dha dorëheqjen,"-tha Goluboviç për shtypin.
Kujtojmë që Krajcic u zgjodh në parlament në shtatorin e kaluar, kur partia LMS e qendrës së majtë e kryeministrit Marjan Sarec u bë partneri më i lartë në koalicionin qeverisës.