Flash News

KRYESORE

Vodhi turistin çek, arrestohet i riu në Pogradec

Vodhi turistin çek, arrestohet i riu në Pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 32-vjeçar, banues në fshatin Osnat, (i dënuar më parë për veprat penale ‘Vjedhje’ dhe ‘Mashtrim’). Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se në fshatin Niçë ka vjedhur brenda në mjetin e shtetasit S.S., 43 vjeç, turist nga Çekia, një telefon celular, shtuan të njëjtat burime.

“Me të marrë njoftimin, Policia lokale organizoi shërbimet dhe bëri kapjen e autorit në flagrancë, si dhe gjeti celularin e vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Të fundit