Flash News

KRYESORE

Vogëlushja pjesë e paradës së LGBT, pas kritikave reagon Kristi Pinderi: Popull i dhimbshëm e i pandriçuar

Pjesmarrja e një vogëlusheje në paradën e ditës së djeshme të LGBT-së ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale por dhe në media.

Pas komenteve, ka reaguar aktivisti për të drejtat e LGBT, Kristi Pinderi. Teksa ka shpërnarë artikullin e një mediaje të huaj, Pinderi shkuan:

“Po kryeministri i Kanadasë që i merr fëmijët e tij në paradën LGBT mos ndoshta nuk është prind i mirë?! Si ka mundësi që histeria amplifikohet në Shqipëri si të ishte vlerë?! 69 përqind e shqiptarëve kane akses ne internet, valle cfare shikojne e lexojne aty?! Si mundet të mbetemi akoma populli më i painformuar, më i dhimbshëm i pandriçuar ndërkohë që mundësitë për t’u edukuar janë tashmë të pafundme?! Si ka mundësi?!”

Të fundit