Flash News

KRYESORE

Vokshi ironizon veprimet e Ramës: Kulmi i cinizmit të një kryeministri

Vokshi ironizon veprimet e Ramës: Kulmi i cinizmit të një

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka ironizuar veprimet e Ramës, i cili nxjerr punëson dhe nxjerr në kamera qytetarët që ka vizituar kryedemokrati Basha. 

“Është kulmi i cinizmit të një kryeminstri që edhe pasi e ka lënë Shqipërinë të mjeruar ekonomikisht, nuk mendon për investime, por vetëm e vetëm për të mashtruar e gënjyer me propagandën e tij arrogante”, shkruan deputetja demokrate. 

Reagimi i Albana Vokshit:

Më në fund, ka një mundësi punësimi për shqiptarët e papunë: të dalin para kamerave me Lulzim Bashën dhe të nesërmen Edi Rama ju gjen punë, me qëllim që të bëjë propagandë.

Është kulmi i cinizmit të një kryeminstri që edhe pasi e ka lënë Shqipërinë të mjeruar ekonomikisht, nuk mendon për investime, por vetëm e vetëm për të mashtruar e gënjyer me propagandën e tij arrogante.

Pas kësaj propagande anë milionat që Rama ju jep klientëve të tij të koncesioneve të shëndetësisë, incineratorëve dhe rrugëve të cilët i paguan pa puanur, ndërkohë që shqiptarët duan të punojnë për të mbajtur frymën gjallë dhe nuk gjejnë dot punë.

Të fundit