Flash News

KRYESORE

Vokshi: Jo vetëm urgjenca, edhe materniteti i ri është dëmtuar

Ish deputetja e PD-së Albana Vokshi shpreh shqetësimin se nga tërmeti në Durrës nuk është dëmtuar vetëm urgjenca e qytetit, por edhe materniteti i ri.

Ajo ka kërkuar që në lidhje me këtë të bëhet transparencë.

 

“Nuk është vetëm urgjenca në Durrës, që ka pësuar dëmtime, megjithëse e paprekur në strukturë. Materniteti i Ri është i dëmtuar, po ashtu. Fotot më poshtë tregojnë një gjendje tepër shqetësuese.

Thuhet që atje ka qenë edhe një ekip për të bërë vlerësimin teknik të godinës, por asgjë nuk është bërë publike. Është në detyrën e qeverisë të bëjë menjëherë transparencë.”, shkroi ajo në Facebook, duke shtuar “Sa më shumë informacion, aq më pak dëme në njerëz, aq më pak panik.”

Të fundit