Flash News

KRYESORE

Vokshi paralajmëron publikimin e fakteve të rënda: Fajtorët do të dalin para ligjit

Vokshi paralajmëron publikimin e fakteve të rënda: Fajtorët

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka paralajmëruar publikimin e fakteve të rënda që sipas saj, provojnë se procesi i votimit të 30 qershorit është manipuluar.

“Kemi monitoruar që hapjen e qendrave të votimit e deri tek mbyllja e të fundit qendër, kemi regjistruar të gjitha parregullsive, paligjshmëritë, presionet që i janë bërë administratës publike, shitblerjet, numrat e shtuar nga KZAZ e më pas KQZ, që vijon të veprojë si kamikaze politike e Edi Ramës”, tha Vokshi gjatë një bisede në studion e News 24.

Ajo deklaroi gjithashtu se, cilido qofshin fajtorët, ata duhet të shkojnë para ligjit dhe, sipas saj, PD ka fakte për këtë.

“Duhet të shkojnë para ligjit, përndryshe asnjëherë tek ne s’do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi Vokshi.

 

Të fundit