Vokshi replikon me Spiropalin: Me vjedhjen në dogana sigurove disa breza. Koha e ‘Skënderbeut’ ka përfunduar

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u është përgjigjur deklaratave të Elisa Spiropalit që kembëngul se zgjedhjet do të organizohen sipas datës së dekretuar nga Ilir Meta. Vokshi ka publikuar një sondazh, që sipas saj, tregon se 65% e shqiptarëve mbështesin shtyrjen e zgjedhjeve.

“Ndaj nesër, në 25 maj, të protestojmë masivisht, para Kryeministrisë, për t’i thene Edi Ramës se koha e të korruptuarve si ai, Elisa, Damiani, Beqaj, Ahmetaj, Dako, se koha e krimit dhe kriminelëve ka mbaruar! Nesër, në 25 Maj, të protestojmë për një Shqipëri të lirë, me drejtësi të pakapur, ku Elisa e të ngjashmit të saj të korruptuar e të krinimalizuar të të mos bëjnë ligjin, por të përgjigjen para tij”, shkruan Vokshi në një postim në Facebook.

Statusi i plotë:

Elisa Spiropali që habiti dhe anglezet e Croën Agents me vjedhjen në dogana, e për pak muaj punë në dogane siguroi pasuri për disa breza, ka hallin e karrikes së Ramës dhe pasurisë së saj.

Ndaj përdor gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes ndaj kujtdo që i rrezikon pushtetin Skënderbeut të saj. Duan që njerëzit të heshtin e të rrinë urtë që Rama të vazhdojë të vjedhë paratë, pronat, zgjedhjet, të kontrollojë cdo pushtet së bashku me kriminelët.

Por i kanë bërë llogaritë gabim. Mbi 60% e shqiptarëve rrefuzojnë modelin e dhunës, konfliktit, përcarjes. Mbi 60% e shqiptarëve duan që zgjedhjet të shtyhen, duan zgjedhje të reja, të lira e të ndershme! Dhe kauza e tyre është beteja jonë, për të cilën do luftojmë deri në fund e do bëjmë cdo saktificë.

Ndaj nesër, në 25 maj, të protestojmë masivisht, para Kryeministrisë, për t’i thene Edi Ramës se koha e të korruptuarve si ai, Elisa, Damiani, Beqaj, Ahmetaj, Dako, se koha e krimit dhe kriminelëve ka mbaruar!

Nesër, në 25 Maj, të protestojmë për një Shqipëri të lirë, me drejtësi të pakapur, ku Elisa e të ngjashmit të saj të korruptuar e të krinimalizuar të të mos bëjnë ligjin, por të përgjigjen para tij.

Nesër, në 25 Maj të protestojmë për një Shqipëri demokratike ku të reapektohen të drejtat ligjore e kushtetuese. Të protestojme për një Shqipëri si gjithë Europa.

Ne nuk e dorëzojmë demokracinë!