Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Vokshi-Spiropalit: Hajdute e doganave që reciton fjalimet e Ramës, do të shkosh shumë shpejt para drejtësisë!
Albana Vokshi në një reagim në Facebook, i është përgjigjur zëdhënëses së PS-së, Elisa Spiropali, e cila e konsideroi koleg Myslim Murrizin.
Teksa e konsideron “Hajdute e doganave që reciton fjalimet e Ramës”, Vokshi e paralajmëron se shumë shpejtë do shkojë para drejtësisë për “vjedhjen familjare të 550 milionë lekëve”.
Më tej Vokshi i ka bashkangjitur një video reagimit të saj, ku shihet se si Spiropali imiton Ramën në deklaratat që bën.
Reagimi i Vokshit:
Ne kemi hequr dorë nga mandatet tona, jemi si cdo qyetatar, pa asnjë imunitet dhe nuk kemi frike nga shërbëtorët e Ramë në drejtesi.
Por Elisa Spiropalit frika i ka hyrë në palcë sepse është kapur duke vjedhur nga fondet publike 550 milionë lekë bashkë me familje e farefis. Hajdutja e doganave që reciton fjalimet e Edi Ramës, do të shkojë shumë shpejt para drejtësisë.
Dhe bën mirë që ka frikë! Pushteti i blerë me dhe nga krimi, i ka ditë e numëruara!
Nuk ka shpëtim për Elisën e të ngjashmit e saj në maxhorancë që me babëzinë e tyre të pakufishme, përzunë shqiptarët nga vendi dhe vranë shpresën.
Drejtësia vonon por nuk harron!!