Flash News

KRYESORE

Vokshi thirrje shqiptarëve: Të gjithë në protestë për të çliruar vendin nga krimi

Vokshi thirrje shqiptarëve: Të gjithë në protestë

Ish deputetja e Partisë Demokratike i ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë sot në protestën e opozitës për të ardhmen e fëmijëve dhe për të çliruar vendin nga krimi.

Thirrjen ajo e bëri nga profili i saj në Facebook.

Postimi

Sot, në protestë, për #fëmijët tanë, ora 19.00 para #Kryeministrisë

Asnjë hap pas, në betejën tonë për ta çliruar vendin nga vargonjtë e krimit, trafikut, korrupsionit.

Asnjë hap pas, për një vend ku politika të ketë në qendër kujdesin për fëmijët; ku të drejtat ligjore e kushtetuese të tyre të respektohen e të mos cënohen nga askush.

Për një #Shqipëri plot shpresë për të ardhmen e #fëmijëve tanë.

#PërNjëShqipëriSiGjithëEuropa

#ParaKryeministrisë

#Ora19.00

#PërShqipërinëSiGjithëEuropa

Të fundit