Flash News

KRYESORE

Vokshi tregon mesazhin e Ramës: Kërcënoi Lubonjën dhe pesë gazetarë të tjerë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi shprehet se sulmi ndaj analistit Fatos Lubonja është i frymëzuar nga ‘armiqtë e fjalës së lirë’, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Veliaj.

Me këtë rast, Vokshi ka publikuar edhe një status të kryeministrit Edi Rama më 28 qershor, ku shigjetohej direkt Lubonja së bashku me gazetarin Cim Peka, Fahri Balliu, Ylli Rakipi, Adi Krasta dhe Andi Bushati.

“Apo thuaj rrena është më e kollajshme se puna e shyqyr që janë qimrat.net bahrifallirakipi.lesh me krasten.com  e me andilubonjen.al dhe shit rrena se i ha populli,siç i hëngrën deputetët e kryebashkiakët kur u the Gjermania është me revolucionin”, shkruante Rama.

Sipas Vokshit, Rama është shndërruar në armik të lirësë së mediave, të cilat nxjerrin çdo ditë fakte rreth keqqeverisjes së tij.

Qëndrimi i plotë:

Gurë mbi makinën e analistit Fatos Lubonja, sulmi i frymëzuar nga armiqtë e fjalës! Sulmi ndaj gazetarit dhe analistit të njohur Fatos Lubonja është një ngjarje tronditëse.

Guri, që për nga madhësia duket sikur të jetë shkulur nga sheshi “Skënderbej”, u hodh mbi makinën e publicistit, i kërcënuar dhe shantazhuar direkt disa herë për qëndrimet e tij kritike ndaj Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

Edi Rama nuk ka nevojë të jetë dhunues apo urdhërues direkt, por ai me fjalorin që përdor, me statuset që shkruan, me ligjet që miraton, është nxitësi numër 1 i dhunës ndaj gazetarëve, analistëve apo kritikëve të keqqeverisjes së tij

Koalicioni i 7 organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias (#SEEMOFree_MediaRSF#ECPMF#EFJEUROPE#Artikulli19#CPJ#globalfreemedia) gjatë një misioni faktmbedhës, në takimin me Kryeministrin Rama, ngritën shqetësimin se gazetarët janë të rrezikuar nga fjalori i tij dhe sulmet e shpeshta ndaj tyre.

Por vetëm pak ditë pas takimit, në një postim në tëitter në dt 28 qershor, Edi Rama shau dhe sulmoi disa gazetarë, përfshirë edhe z. Lubonja. Tre ditë pas këtij statusi të Kryeministrit, gurë urrejtjeje sulmojnë makinën e analistit.

A është kjo rastësi??

#NukKaLiriFjaleMeEdiRamën

#PërLirinëEShtypit

#Arrestoni#frymëzuesitedhunës

Shënim: më poshtë postimi në Tëitter Kryeministrit Edi Rama dt 28 qershor 2019, vetëm tre ditë para sulmit ndaj analistit z. Lubonja.

Të fundit