Flash News

KRYESORE

Vokshi tregon planin e Ramës: Kërkon që të zbrazë Shqipërinë, duhet ndalur sot

Vokshi tregon planin e Ramës: Kërkon që të zbrazë

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është e shqetësuar për rritjen e azilkërkuesve shqiptarë dhe thotë se nëse sot nuk ndalet Edi Rama, atëherë Shqipëria do te zbrazet.

Sipas saj, referuar Eurostat, 26% më shumë shqiptarë kërkuan azil për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë 3 muajve të parë të 2019-s.

“Shqipëria gjatë qeverisjes se Edi Ramës renditet vendi i parë i Evropës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat.

Nëse nuk e ndalim sot Edi Ramën, Shqipëria do të zbrazet! Ky është plani i Edi Ramës: Largimi i shqiptarëve të ndershëm dhe dorëzimi i Shqipërisë dhe pasurive të saj krimit dhe oligarkëve.

Është koha të jemi të gjithë bashkë. Edi Rama, kriminelët dhe oligarkët e tij, duhet të largohen, jo shqiptarët. Boll më me Shqipërinë që duan ato. Është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.”, shkroi Vokshi në profilin e saj në Facebook.

Të fundit