Flash News

KRYESORE

Volejboll për femra, Partizani shpallet Kampion për herë të dytë

Volejboll për femra, Partizani shpallet Kampion për herë të

Ekipi i Partizanit në volejboll për femra, është shpallur për herë të dytë radhazi Kampion, duke mposhtur në finale Tiranën.

Vajzat e drejtuara nga Roland Tarja, luajtën sfidën e tretë të finaleve, ku fituan me rezultatin 3-2.

Tirana kërkoi me çdo kusht të rikthehej në lojë, teksa ndryshe nga dy sfidat e para, është dashur dhe seti final, pasi ndeshja shkoi në 2-2. Por në setin final, skuadra e Tares krijoi një shkëputje të madhe në 13-7 dhe pa vënë në diskutim fitoren finale 15-8, të udhëhequra nga Xheko, Tuci, turkja Bajramoglu dhe kubanezja Kasalis, lojtarja më e mirë e ekipit të kuq.

Në volejbollin për meshkuj, u shpall kampion gjithashtu ekipi iPartizanit, të cilët fituan finalen e parë ndaj Vllaznisë.

Të fundit