All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Voltana Ademi darkë me djemtë e Vllaznisë, çfarë u garanton

All - Paragraf - 1

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, mbrëmjen e djeshme ka darkuar me djemtë e ekipit të Vllaznisë. Takimi i tyre vjen pak para sfidës së parë zyrtare për 2018-ën, me Kukësin.

All - Paragraf - 3

Gjatë takimit me futbollistët, kryebashkiakja i garantoi ata për mbështetje të vazhdueshme si dhe i uroi për ndeshjen që pritet të zhvillohet sot në stadiumin “Loro Boriçi”.

“Në mbështetje të Vllaznisë, pak orë para rifillimit të Superliges dhe ndeshjes me Kukësin, në Shkodër. Mbrëmjen e sotme takova stafin drejtues dhe futbollistët e Vllaznisë, të grumbulluar, në prag të sfidës së parë zyrtare për vitin 2018.

Gjatë takimit bashkëbisedova lidhur me ecurinë e fazës përgatitore dhe rifillimin e kampionatit. I garantova në emrin e bashkisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe i urova për një rezultat pozitiv në ndeshjen e të premtes, me Kukësin, në “Loro Boriçi”.

Përfitoj nga ky rast t’u bëj thirrje tifozëve të zjarrtë kuqeblu që të mbushin shkallët e stadiumit në mbështetje të Vllaznisë. Të gjithë bashkë do t’ia dalim”!”, u shpreh Ademi.

Të fundit