Flash News

KRYESORE

Voltana Ademi: Rrugët e Kombit bashkohen nesër në Tiranë

Voltana Ademi: Rrugët e Kombit bashkohen nesër në Tiranë

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën që do të zhvillohet nesër në Tiranë.

Sipas saj dita e nesërme është një ditë kur edhe socialistët e ndershëm do të donin të ishin pjesë e kësaj lëvizje. Madje shton se as ata nuk duan që të bëjnë burg ose të jenë të  përfshirë në krim që të bëhesh deputet, kryetar bashkie apo drejtor. 

Statusi i plotë:

 13 Maj, një ditë kur Shqipëria thërret shqiptarët.

Një ditë kur edhe socialistët e ndershëm do të donin të ishin me ne nesër në protestë.

Sepse as ato nuk duan që: duhet të bësh burg ose të jesh i përfshirë në krim që të bëhesh deputet, kryetar bashkie apo drejtor.

Nesër protesta do të jetë më madhështorja e bërë ndonjë herë sepse të mëdha ishin padrejtsitë që bëri kjo qeveri. 

Rrugët e kombit bashkohen në Tiranë!

 

 

Të fundit