Flash News

KRYESORE

Voltana Ademi: Shqipëria, një anije që po fundoset

Voltana Ademi: Shqipëria, një anije që po fundoset

Për kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, Shqipëria ngjan me një anije që po fundoset dhe se qytetarët po largohen për të shpëtuar.

“Ne që jetojmë në qytete të tjera ne e shohim më të zezë, kryeqyteti është më mirë , nëse e shohim në sfondin e një problematike, është si një anije që po fundoset që po bie poshtë. Qytete që po boshatisen dhe kjo është e tmerrshme dhe kjo anija që po fundoset duket sikur njerëzit po ikin që të shpëtojnë. Ngjan si një anije e madhe që po fundoset dhe po hidhemi për të shpëtuar. Është një mungesë shprese, por edhe një mundësi për ata që jetojnë këtu për ta ndryshuar. Është e tmerrshme, nuk është parë ndonjëherë”, ka deklaruar Ademi në emisionin ‘Provokacija’ në Abc News.

Sipas Ademit, problemet kryesore të shqiptarëve mbeten ekonomia dhe siguria.

“Ne kemi problematikë që lidhet me sigurinë dhe qëndrimin tonë të sigurtë në Shqipëri. Te biznesi, te ushtrimi i biznesit tënd, presioni politik, financiar mungesa e tregut të lirë, pamundësia për të gjetur një punë, një zinxhir problematikash që fillojnë te ekonomia dhe siguria. Problematika e shqiptarëve përtej politikës është një çështje popullore në kushtet ku ndodhemi sot në Shqipëri”, ka thënë kryebashkiakja shkodrane.

Ademi kërkon nga qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës më 16 shkurt sepse në Shqipëri është shkatërruar edhe instrumenti i votës, i vetmi për ndryshime demokratike.

“Protesta e studentëve është pozitive, problematika është e maxhorancës dhe pushtetit dhe fakti që kemi protestë pas proteste që nuk janë politike. Kjo është protesta më e madhe që duhet të na bashkojë, është protestë popullore. Detyra e opozitës është të udheheqë protestën, ta bëjmë të domosdoshëm ndryshimin që vjen prej pjesëmarrjes së njerëzve. Çdo ditë ne kemi një ngjarje të rëndë. Demokracia votën njeh si të vetmin instrument për ndërtimin e një shoqërie demokratike problemi është që e kemi shkatërruar edhe këtë sistemin e vetëm që ne kemi. Sot nuk ka asnjë garanci”.

Të fundit