Flash News

KRYESORE

Voltana Ademi 'thyen akujt', çfarë i bën bashkë sot me Edi Ramën

Kryebashiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka patur shpeshherë përplasje virtuale me kryeministrin Edi Rama.

Mirëpo, mesa duket, kryebashkiakja sot ka lënë mënjanë mëritë dhe ka pranuar ftesën e Ramës për të marrë pjesë në takimin e sotëm në kryeministri, ku kryeministri bashkë me ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknurin diksutuan për reformimin e ujësjellsit.

Teksa iu përgjigj pyetjes së drejtorit të ujësjellësit të Shkodrës për borxhin e kompanive, Rama u shpreh, “S’është barra  e Voltanës, e askujt prej nesh, por nëse kompania vazhdon me borxhe, duhet të kuptojë që partia s’mund të mbajë me hatër”.

Rama më tej foli dhe për fondin në ujësjellës, që sipas tij do jepet në bazë të performancës së ndërmarrjes.  

Të fundit