Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Voltana, ‘Jozefina Topalli’ e re e PD? Ademi: Ngjajmë, por jemi në kohë të ndryshme
Voltana Ademi, kryetarja e bashkisë së Shkodrës ka folur për rolin e Jozefina Topallit, ish kryetares së Parlamentit në qeverinë ‘Berisha’ dhe një figurë e PD në Shkodër e më gjerë.
E pyetur nga gazetari Alfred Lela në një intervistë për PolitikOn, se nëse PD e sheh Voltana Ademin si Jozefina Topalli’ e re, kryebashkiakia thotë se ngjajnë, por kanë karriera të ndryshme.
“Ngjajmë, por jemi në kohë të ndryshme. Kemi patur pozicione e karrierë të ndryshme. Unë jam rritur në një rrugëtim të gjatë të PD që e vogël, kam mësuar nga ky proces, por jam Voltana dhe jam këtu për atë që bëj vetë, sigurisht duke marrë shembuj pozitivë që lidhen me gratë në politikë por jo vetëm”, thotë Ademi.
Lela: Është zonja Topalli një shembull pozitiv?
Mendoj se është një nga gratë e forta që ka patur PD dhe që ka luftuar shumë. Ajo ka lënë gjurmë në historinë e PD, demokracisë.
Lela: Si e gjykoni përplasjen e njëanshme me zotin Basha, duket se ka një pezmatim që e shpreh më shumë zonja Topalli. A është e drejtë apo duke i tejkaluar edhe si demokrate, si grua dhe shkodrane ?
Jo gjithmonë mund të jesh dakord me politikën e partisë tënde. Unë kam qenë kundër personalisht për ligjin 7501. Vij nga një familje pronare dhe familje e persekutuar. Do kisha luftuar shumë që ai ligj të mos bëhej.
Por kjo nuk më ka penguar që të jem pjesë e diskutimit brenda PD. Kjo është me rëndësi. Gjërat nuk bëhen vetëm. Edhe fakti se jam kryetare e bashkisë Shkodër, nuk është vetëm prej meritës time. Është meritë e gjithë grupit që PD të jetë pjesë e udhëheqjes e të lerë gjurmë në Shkodër.
Lela: A do jeni ju kandidatja e PD për zgjedhjet lokale?
Do vazhdoj të administroj prej situatës, bashkinë e Shkodrës. Nuk kam parë deri tani se nuk e mundësojnë kushtet teknike për të patur zgjedhje. Edhe mua më mungon në aspektin e një detyrimi që kemi ndaj qytetarëve për të siguruar zgjedhje vendore. KJo nuk kla ndodhur as te ne as në bashkitë e tjera. Unë pres të kemi një verdikt në Gjykatën Kushtetuese.
Unë jam anëtare e vetme e shoqatës së bashkive të Shqipërisë e fati e deshi, një ent me disa anëtarë të vijonte të ekzistonte, e paraqitëm më gjykatën kushtetuese padinë për tu shqyrtuar që lidhet me legjitimitetin e zgje3hdjeve vendore. Është pranuar. Bëhet fjalë për të gjithë procesin e 30 qershorit.
Të jesh kryetar i bashkisë është nder, sidomos në Shkodër. Është përgjegjësi shumë e madhe dhe kënaqësi kur bëhet fjalë për ushtrimin detyrës si një politikane.
Di ta bëj më mirë këtë. Jam më afër njerëzve, e prek me dorë realitetin, nuk e bëj dot politikën e madhe, por duke qenë këtu aktive jap një kontribut të rëndësishëm edhe pse në opozitë.
Dëgjohem apo nuk dëgjohem, duke patur përvojën edhe si deputete ndoshta influencimi në një politikbërje më të mirë, pozicioni i kreut të bashkisë ka më shumë hapësirë dhe impakti është më real.