Flash News

KRYESORE

“Volvo 4”/ 48 vjeçari i arrestuar dyshohet se është “koka” e bandës së Shijakut

“Volvo 4”/ 48 vjeçari i arrestuar dyshohet se është

Policia e Shtetit njoftoi mbrëmjen e sotme për arrestimin e Hekuran Hoxhës, 48 vjeç, në kuadër të operacionit “Volvo 4”. Raportohet se Hoxha konsiderohet “koka” e bandës së Shijakut, e goditur gjatë operacionit që nisi vitin e kaluar, kur në Ministrinë e Brendshme drejtonte Fatmir Xhafaj.

Policia ishte në kërkim të 48 vjeçarit, i cili ra sot në pranga në qytetin e Shijakut.

Arrestimi i "Ronit të Shijakut" u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal", “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Hekuran Hoxha akuzohet nga autoritetet si i përfshirë në laboratorin e heroinës në Has dhe mësohet se ka qenë i arrestuar në vitin 2011 si pjesë e një grupi që trafikonte heroinë nga Turqia drejt Europës.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4” kapen dhe ndaluan një tjetër dyshuar.

Në këtë kuadër, mbrëmjen e sotme është ekzekutuar urdhër ndalimi për shtetasin H.H., 48 vjeç, nga Xhafzotaj, Shijak.

Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

Të fundit