Flash News

KRYESORE

Vonohet lista e barnave të rimbursueshme, Shehu: E qëllimshme, për arsye korruptive

Vonohet lista e barnave të rimbursueshme, Shehu: E qëllimshme,

Prej dy vitesh, nuk është miratuar lista e re e barnave që shiten me rimbursim. Mosmiratimi i listës ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit, në vlerën 730 milionë lekë të reja, kjo pasi lista e vitit 2016 ishte miratuar në bazë të një kursi më të lartë të këmbimit të euros.

Në dy vitet e fundit, kursi i këmbimit të monedhës euro është ulur dhe vetëm nga rënia e euros, shteti u paguan më shumë kompanive farmaceutike, rreth 230 milion lekë. Në vitin 2017, barnat pësuan ulje të çmimit gjë që nuk u reflektua te barnat e rimbursueshme pasi në 2017-ën nuk u arrit të hartohej lista e re e barnave me rimbursim. Kjo shkaktoi një tjetër dëm në buxhetin e shtetit, në vlerën 500 milionë lekë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu shprehet se mosmiratimi i listës së re të barnave ka disa kosto, si tek pacienti ashtu edhe tek buxheti i shtetit. “Vonesa e listës së barnave të rimbursueshme ka disa kosto. E para bie mbi pacientin sepse lista nuk është rifreskuar me barna të reja. E dyta, se i shkakton gati 15% humbje buxhetit të shtetit, para që shkojnë kot në xhepat e kompanive private”, shprehet Shehu, raporton Doktor 33.

Tritan Shehu thotë gjithashtu se “vonesa e listës është e qëllimshme, për arsye korruptive”.

Të fundit