Flash News

KRYESORE

Vota e emigrantëve, Majko kërkon bashkëpunimin e opozitës: Hapni dritën jeshile!

Vota e emigrantëve, Majko kërkon bashkëpunimin e opozitës:

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i kërkoi opozitës që ti hapë dritën jeshile votës së emigrantëve në mënyrë që e gjithë politika të angazhohet me procedurat.

Në emisionin Real Story, Majko theksoi se nëse vota e diasporës refuzohet tregohet frikë e elitës politike.

Në argumentin e tij Majko nënvizoi se nëse ndodh që të mohohet vota e emigrantëve ai nuk do të mbante dot postin e ministrit të Diasporës.

 “Çdo sistem ka të mirat dhe të metat e veta. Edhe votimi i shtetasve tanë jashtë me zarf është kështu, por ne duhet të diskutojmë procedurat.

Ajo që kërkohet me opozitën jashtëparlamentare dhe atë parlamentare është që për këtë çështje të hapin dritën jeshile dhe të bëjmë procedurat. Zarfi mbetet alternativa e vetme. Nëse i refuzohet e drejta e votës ‘ushtrisë’ e diasporës, kjo tregon frikën e elitës politike. Nëse nuk do të sigurohet vota e tyre, unë nuk do të isha në atë zyrë, s’do kishte një ministri të tillë”, tha Majko.

Të fundit