Flash News

KRYESORE

Vota e emigrantëve/ Majko kërkon zgjidhje për një tjetër problem: Nuk duhet të kthehet në sherrnajë

Vota e emigrantëve/ Majko kërkon zgjidhje për një

Një ditë pasi Këshilli Politik u dakordësua për votimin e emigrantëve, ministri i Diasporës, Pandeli Majko ngriti në Kuvend një tjetër problem, pajisjen me pasaporta.

Sipas Majkos ka shumë ankesa për këtë çështje, për të cilin kërkoi ndihmën e parlamentit dhe komisionit të jashtëm parlamentar.

“Shtyrja e afatit të pasaportave për personat mbi 75-vjeç është akt i rëndësishëm që prek edhe shqiptarët jashtë vendit. Për shkak të një sërë vështirësisë. Kemi shumë ankesa të drejta për këtë shërbim.

Kemi rastin e Kanadasë, shqiptarët shkojnë në Nju Jork për të bërë pasaportat dhe duhet të udhëtojnë dy herë nga çdo cep i Kanadasë në drejtim të Nju Jorkut.

Rasti i dytë është ai i Kretës, që ka 35 mijë shqiptarë që jetojnë atje, duhet të shkojnë dy herë me avion nga Kreta në Athinë, të rikthehen e të japin gjurmët e gishtave dhe të presin lajmërimin për të shkuar përsëri.

Vec parave duhet të bëjnë shërbime ekstra.

Ne kemi dhënë një ndihmë të madhe për personat mbi 75-vjeç, u urojmë jetë të gjatë edhe 100, por shqetësim kryesor duket të kemi mënyrën si do organizojmë shpërndarjen e këtyre dokumenteve për shqiptarët në botë. Është një problem shumë i madh dhe nga ne priten zgjidhje.

Para emergjencës me covid kishim lënë seancë dëgjimore me komisionin e jashtëm por ky diskutim nuk u zhvillua. Shpresoj që shumë shpejt të ulemi bashkë me kompaninë franceze dhe drejtorinë e gjendjes Civile se kjo është një nga emergjencat më të mëdha. Dje këshilli politik mori një vendim për rakordimin dhe dhënien në parim nga të dyja palët për shqiptarët jashtë vendit, është reformë esenciale.

Dje u ndez drita jeshile. Në komisionin e reformës zgjedhore do të merren vendimmarrjet bazuar në këtë marrëveshje mes palëve dhe ne t'u japim jo vetëm një lajm, por atë të drejtë Kushtetuese të mohuar për vite e zgjedhje të tëra. E drejta e votës nëse nuk shoqërohet me këto kapacitete teknike, të ngritjes së stacioneve pranë konsullatave e ambasadave ky do të kthehet në një problem të madh. Kjo nuk duhet të kthehet në sherrnajë që nuk kemi mundësi të nxjerrim pasaportat e dokumentet për aplikimin e së drejtës së votës. Kërkoj ndihmën e parlamentit dhe komisionit të jashtëm parlamentar për ndihmë për një nga elementët më thelbësore që do votohet , dhënia e të drejtës së votës së emigrantëve", tha ministri Majko.

 

Të fundit