Flash News

KRYESORE

Vota është e shenjtë, bashkë për rezistencë ndaj dhunuesve

Vota është e shenjtë, bashkë për rezistencë ndaj

Nga Romeo Gurakuqi

Kthesa per shtetin që kujdeset për jetën e qytetarëve, për mbeshtetjen e lirisë politike dhe ekonomike, për qeverinë që nuk tallet me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, por që jeton me nevojat e përditshme të komuniteteve; drejt një ekonomie të fortë, përmes krijimit të kushteve për lirinë e investimeve, sigurinë dhe stablitetin e përgjithshem të vendit, si kusht themeltar për rimëkëmbje afatgjatë;

Për shtetin që investon në sistemin arsimor, edukimin cilësor të nxënësve dhe studentëve përmes rritjes së buxhetit mbi arsimin në kuotat e vendeve që mendojnë për ardhmëninë:

për lstën e nesërme Qeverisë që mbeshtet startin e punësimit të diplomuarve mbi kritere të drejta dhe të ndershme;

për ekipin e ri qeverisës të Republikes së Re që do të investojë në kujdesin shëndetësor të qytetarëve të Republikës;

për fillimin e shndërrimit të Republikës në një demokraci të mirëfilltë Liberale dhe Shtet të Mirëqënies, që kujdeset pa diferencë për shtetasit vet;

Shqipëria jo me një vend i ikjes së shqiptarëve, por atdheu që kthen dhe riintegron bashkëkombasit që jetojnë me mendje në vatrën tonë:

Shkodra dhe Krahinat e saj, vend i bekuar nga natyra, fillesa e qytetërimit të Ilirisë dhe Arbënisë, pjesë themelore e paresisë së kombit shqiptar, nuk do të anashkalohet ma, në gëzimin e pjesës së saj të investimeve, që i takon nga shpërndarja e ndershme dhe jo diskriminuese e parasë publike të buxhetit të shtetit;

Fryma jonë është e bazuar në bashkimin, rezistencën ndaj antishtetit të promovuar në përmasa të frikshme në këto katër vite qeverisje social-integriste, në lirinë, në respektin ndaj mendimit të lirë, pluralizmin, konkurrencën e ndershme, traditën që rinovohet nga njerëzit e ri të këtij vendi, bashkëqytetaret tanë kudo ndodhen, ndaljen e procesit të izolimit dhe shmangies së bashkësisë së gjerë shkodrane nga roli bashkëdrejtues në procesin përparimtar politik, ndalja e trurit të përvetësimit të tagreve mbi bashkësinë tonë, nga individet politike të pilotuar nga establishmenti dhe kthimi i procesit të gëzimit të të mirave që ofron shoqëria dhe shtetit, tek qytetarët:

Jo më kurrë shitblerje e të drejtës së votës për premtimet e të deleguarve të kastës, por votë për një sistem bashkëkohor të administrimit dhe shpërndarjes së të mirave, bazuar mbi aftësisë, kujdesin për nevojat e shtresave të pamundura, që nuk do paguajnë me votën e tyre për të mbajtur në pushtet një grusht njerëzish të pangime e të paskrupull. Jemi për një zhvillim të njësuar të investimeve, nga periferia drejt qendrës dhe anasjelltas, me prioritetet pjesët ku nuk janë bërë investimet që u takonin për zhvillim të njëvlefshëm!

Bashkë për resitencë ndaj dhunuesve të rikthyem tinzisht në krye të punëve të Shqipnisë pa meritë.

Vllzanit bashkë të gjithë për fitore, bazuem në unitetin tonë tradicional, trashëgim prej të parëve!

Të fundit