Flash News

KRYESORE

Vota kundër Metës, Gjoni: Mister deri në minutat e fundit

Vota kundër Metës, Gjoni: Mister deri në minutat e fundit

Deputeti Ralf Gjoni u shpreh se është akoma i pavendosur se si do të votojë në seancën e sotme plenare, ku do të merret në shqyrtim kërkesa e PS-së për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në një intervistë për A2 CNN, Gjoni thekson se ngritja e komisionit në këtë moment është pa kuptim, duke qenë se mungon Gjykata Kushtetuese, e cila jep vendimin final.

“Ne nuk kemi rënë dakord ende për një qëndrim të unifikuar brenda grupit të pavarur, sa i përket ngritjes së komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit. Besoj se vota deri në minutë të fundit do të jetë shprehje e vullnetit personat të secilit deputet. Unë e kam thënë se më duket e pa sens ngritja e komisionit hetimor në këtë situatë kur ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale. Ne nuk kemi nevojë sot të merremi me Presidentit, por të përqendrohemi te ato aksione parlamentare që kanë sens dhe janë emergjente në këtë moment”, tha Ralf Gjoni.

Të fundit