Flash News

KRYESORE

Vota kundër SHBA në OKB, reagon ministria e Jashtme

Vota kundër SHBA në OKB, reagon ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar pas votimit në Organizatën e Kombetve të Bashkuara.

Në reagimin e saj, ministria e Jashtme thotë se vota reflekton pozicionin tonë të pandryshueshëm për këtë çështje teksa shton se i jemi përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin.

“Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Të fundit