Flash News

KRYESORE

Vota në OKB, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Pranuam të vërtetën e thjeshtë

Vota në OKB, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Pranuam të

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar për votimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, të rezolutës ku dënohej vendimi i presidentit Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit.

Në reagimin e ambasadës nuk komentohet qëndrimi kundër Trump për Shqipëria mbajti në OKB, por theksi vihet mbi qëndrimin e Uashingtonit në këtë çështje.

“Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Tirana zyrtare u pozicionua kundër SHBA-së në OKB, ndërkohë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se nëse Prishtina do të kishte mundësi të votonte, do rreshtohej në krah të Uashingtonit.

Si u nda rajoni ynë në OKB? Askush nuk mbështeti Trump, por jo të gjithë i dolën kundër (si Shqipëria)

Të fundit