Flash News

KRYESORE

Vota për Ridvan Boden, Basha-Ramës: Kap edhe Bankën e Shqipërisë dhe shihe ku do përfundosh

Vota për Ridvan Boden, Basha-Ramës: Kap edhe Bankën e

Opozita është rikthyer në Kuvend pas një bojkoti të gjatë, ndërkohë që mazhoranca ka miratuar në rendin e ditës edhe votimin për kandidatët e rinj për Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Tre emra ndodhen në Kuvend dhe midis tyre është Ridvan Bode, ish-ministër i Financave në qeverinë e Sali Berishës. Dy kandidatet e tjera janë Edlira Luçi dhe Suela Popa, bashkëjetuese e deputetit të LSI, Vangjel Tavo.

Por propozimin e këtyre emrave, kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka konsideruar kapje të Bankës së Shqipërisë nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama. Ai ka paralajmëruar Ramën për pasoja për shkak të përpjekjes për të kapur çdo institucion.

“Pse e ke bërë atë? Vetëm banka ka ngel pa kap, kape dhe bankën, kape. Gjitha të tjerat i ke kapur, kape dhe bankën, por do e shihni se ku do përfundoni”, paralajmëroi kryeopozitari nga foltorja e Kuvendit.

Basha përplaset me dy deputetë të mazhorancës në sallë: Pusho ti, maskara

Video/ Tension në Kuvend, deputeti i PD tenton të godasë Ramën me vezë; Ruçi e përjashton

Të fundit