Flash News

KRYESORE

"Votat e PD pro Ruçit”, Kryemadhi komenton deklaratën e Berishës: E ka ndërtuar partinë me gjak

"Votat e PD pro Ruçit”, Kryemadhi komenton deklaratën e

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi deklaratën e ish-kryeministrit, Sali Berisha lidhur me votat 'pro' kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

E ftuar në “5 pyetje me Babaramon”, Monika tha se ndjen debulesë për Berishën dhe sipas saj ai është ndër politikanët më me experience dhe se ka ndërtuar partinë me gjak dhe s'mund t'ia marin identitetin të rinjtë.

“Ndjej debulesë për të, me të mirat e të këqijat që kemi të gjithë, por është një nga politikanët më me eksperiencë, më të qëndrueshëm dhe nëse fjalët që kanë qarkulluar, ai ka shumë të drejtë sepse është një parti e ndërtuar me gjak, djersë dhe me mund. Dhe normalisht nuk mund të cenojnë imazhin e një partie politike kushdo qoftë ajo. Njerëzit që vijnë, të rinj, nuk mund t’i marrin as fytyrë, as imazhin dhe as identitetin partisë. Prandaj ai ka pasur të drejtë” tha Kryemadhi.

Sipas Berishës  2 votat nga PD pro Ruçit janë shitur dhe se deputetët duhen ndërshkuar.

 

 

 

Të fundit