Flash News

KRYESORE

Votimet e 30 qershorit, Ulqinaku: ‘Bindja’ është patericë e regjimit kriminal të Rilindjes

Votimet e 30 qershorit, Ulqinaku:  ‘Bindja’ është

Ish-deputetja e PD-së Zamira Ulqinaku, ka reaguar pas ankimimit të partisë Bindja Demokratike, në votimet  e 30 qershorit.

Ulqinaku, gjatë një daljeje për mediat nënvizoi se  “Bindja është patericë e regjimit kriminal të rilindjes”.

“Në zgjedhjet farsë Edi Rama emëroi opozitën farsë. Bindja Demokratike nuk është opozitë as në votimet farsë të Edi Ramës, as në Parlament, askund.

Farsa e 30 qershoprit ishte prova e qartë se rilindja dhe bindja janë nënë e bijë. Kush ka patur keqkuptim apo ka vepruar ndryshe sot po i japim fakte se simbioza e tyre është e pandashme. Bindja është patericë e regjimit kriminal të rilindjes, si në votimet falso ashtu edhe në vazhdim. Kështu është si në Shkodër edhe në të gjithë Shqipërinë. Pjerin Spathari, kandidat i Bindjes Demokratike për bashkinë Malësi e Madhe tani është emëruar drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë së  rilindjes. Ky është shpërblimi për shërbimin e mercenarit.”-deklaroi Ulqinaku.

Të fundit