Flash News

KRYESORE

Votimet rajonale në Siçili/ Sipas sondazhit fiton e djathta, e majta shumë keq  

Votimet rajonale në Siçili/ Sipas sondazhit fiton e djathta, e majta

Kanë përfunduar votimet për zgjedhjet rajonale në Siçili të Italisë.

Numërimi do të nisë vetëm nesër në mëngjes mes polemikave.

Ndërkohë Instituti Piepoli-Noto ka bërë një exit poll të parë për televizionin Rai.

Sipas sondazhit të kryer jashtë qendrave të votimit, i cili ka përfshirë 4.442 njerëz, kandidati i qendrës së djathtë Nello Musumeci ndodhet në epërsi me 35-39 përqind, i ndjekur nga kandidati dhe guvernatori i Siçilisë Giancarlo Cancelleri i Lëvizjes 5 Yje, i cili ndodhet në rreth 33-37 përqind.

Në vendin e tretë është Fabrizio Micari, i mbështetur nga qendra e majtë nën udhëheqjen e PD-së së Matteo Renzit, i cili nuk gëzon më shumë se 16-20 përqind. Ndërsa kandidati i së majtës, Claudio Fava, ka 7-11 përqind.

Të fundit