Flash News

KRYESORE

Votimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, PD: Hap përpara në krijimin e një klime të mirë bashkëjetese

Votimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, PD: Hap përpara në

Partia Demokratike ka përshëndetur votimin në Parlamentin e Maqedonisë të ligjit të gjuhës shqipe.

“Ky votim është një hap përpara në krijimin e një klime të mirë bashkëjetese midis komuniteteve etnike në Republikën e Maqedonisë.

Partia Demokratike përshëndet faktorin politik shqiptar në Maqedoni dhe nxit e inkurajon bashkëpunimin politik mes tij për realizimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në deklaratën e selisë blu.

Më tej, Partia Demokratike thotë se mbështet një Maqedoni stabile dhe të integruar në strukturat euroatlantike si interesi më i mirë i stabilitetit dhe përparimit të rajonit drejt integrimit europian dhe euroatlantik.

Të fundit