Flash News

KRYESORE

Votimi i ligjit për teatrin, regjisori ish-student i dhjetorit: Këta na kanë manipuluar trutë

Votimi i ligjit për teatrin, regjisori ish-student i dhjetorit: Këta

Regjisori i njohur Robert Budina ka apeluar edhe një herë pak orë para se të nisë seanca parlamentare, aty ku sot do të votohen amendamentet e ligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

I ftuar në emisionin ‘Kafein’, Budina kujton kohën kur ishte një nga studentët e dhjetorit dhe mposhti frikën bashkë me qindra të tjerë studentë për rrëzimin e sistemit më të egër, atë komunist, ndërsa e krahason me ditët e sotme, ku sipas tij është politika që po manipulon trurin e njerëzve dhe e ka kthyer vendin në nazizëm.

“Këta po shkurtojnë procedurën dhe shkelin Kushtetutën. E kanë fut vendin në nazizëm. Kush e  di se çfarë ka bërë politika në gjithë këto kohë që ne jemi kaq injorantë e nuk kuptojmë gjë se këta na manipulojnë trutë.

Në kur bëmë grevën e urisë e kishim të qartë se mund të mos ktheheshim gjallë, ishin qindra që na mbështetën dhe e mposhtëm frikën. Nga ky manipulimi u shpërlahet truri njerëzve dhe ky vend është në këtë gjendje edhe sepse e kemi lënë politikën ta çojë vendin në drejtim të paditur”, u shpreh regjisori, i cili sqaron edhe një herë se “gjendja fizike e teatrit është siç ka qenë, nuk bie sepse i rezistoi tre tërmeteve”.

Të fundit