Flash News

KRYESORE

Votimi me poste elektronike, Trump: Zgjedhjet më të korruptuara në historinë e ShBA

Votimi me poste elektronike, Trump: Zgjedhjet më të korruptuara

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar kolegët e tij republikanë se kundërshtarët e tyre demokratë mund të "vjedhin" zgjedhjet e Nëntorit.

"Ata po përdorin Covid-19 për të mashtruar popullin Amerikan," u tha Trump  mbështetësve të tij ditën e parë të Kongresit të partisë në Karolinën e Veriut.

Për shkak të shifrave të koronavisurit në rritje , është diskutuar shpesh herë për votimin elektronik, por Trump edhe një herë  përsëriti pretendimet e tij të shumë diskutuara  se fletëvotimet me postë mund të çojnë në "zgjedhjet më të korruptuara" në historinë e SHBA.

Ellen Wintraub, komisionere e Komisionit Federal të Zgjedhjeve, tha publikisht se nuk ka asnjë bazë dhe asnjë provë të mjaftueshme që teoria e komplotit për votimin elektronik mund të realizohet.

Të hënën, zoti Trump u emërua zyrtarisht kandidati  republikan për të rikandidaur si president i Shtëpisë së Bardhë. Ai do të garojë kundër demokratit Joe Biden për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Të fundit