Flash News

KRYESORE

Votimi pas mesnate, PS dhe LSI bashkohen për vetingun në polici, PD abstenon

Votimi pas mesnate, PS dhe LSI bashkohen për vetingun në polici, PD

Seanca parlamentare përfundoi mbrëmë pas mesnate. Deputetët votuan disa ligje dhe marrëveshje, mes të cilëve edhe ligji për vettingun në polici. Vetingu për punonjësit dhe drejtuesit e policisë dhe gardës, mori 88 vota nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Partia Demokratike abstenoi me 33 vota dhe një kundër të Enkelejd Alibeajt.

Në një deklaratë për media ditën e djeshme, votën pro vetingut në polici, Monika Kryemadhi e shpjegoi me argumentin për të pasur një ligj të përafruar me standardet europiane.

 Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 121 vota edhe ngritjen e Komisionit Hetimor për Saimir Tahirin. Kryetar i këtij komisioni do të jetë demokrati Paloka, ndërsa n/kryetare socialistja Ermonela Felaj.

Të fundit