Flash News

KRYESORE

Votimi për mbylljen e basteve, Rama shqetësohet për votat e deputetëve në parlament, u dërgon sms: Mos e vrisni mendjen

Votimi për mbylljen e basteve, Rama shqetësohet për votat e

Kryeministrit Edi Rama u ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve të Partisë Socialiste sa i takon mbylljes së pikave të basteve.

Rama e nis mesazhin e tij drejtuar deputetëve duke thënë se “kanë nisur t'ju çojnë lumenj mesazhesh nëpër tel kundër mbylljes së basteve”, ndërsa u kërkon deputetëve të mos e vrasin mendjen dhe të mos dëgjojnë, shpifjen, sipas tij, për monopol online pasi nuk do të ketë asnjë të tillë.

“Kanë nisur t'ju çojnë lumenj mesazhesh nëpër tel kundër mbylljes së basteve! Janë të orkestruara nga burgu e nga llagëmet e atyre që fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos dëgjoni as shpifjen për "monopol online" sepse s'do ketë asnjë lloj monopoli!”, thuhet në mesazhin që Rama u ka dërguar deputetëve.

Duket se kreu i qeverisë i druhet votave të deputetëve të tij në parlament në momentin që do të votohet ligji që parashikon mbylljen e kazinove elektronike si dhe pikat e basteve dhe për këtë kërkon t’i mbajë në kontakt.

 

Të fundit