Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Votimi për Tahirin, pse Ramës i intereson nesër përçarja e opozitës
Ditën e nesërme do të mbahet seanca parlamenatre ku priten të votohen dy raportet që tashmë janë dorëzuar në Kuvend, një nga opozita dhe një nga mazhoranca, përsa i përket kërkesës së Prokurorisë për deputetin Saimir Tahiri.
Mazhoranca i ka votat për të votuar raportin e hartuar nga vetë ajo, raporin që parashikon rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë, por nuk përjashtohet mundësia e një skenari që shumica të kërkojë të “peshkojë” vota edhe në krahun opozitar.
Pse i intereson Ramës përçarja e opozitës në votimin që pritet të mbahet nesër.
Së pari, rrjedhja e votave nga PD do të zhvendoste tërsisht vëmendjen nga çështja. Me shumë mundësi të gjithë do të merreshin me aludime për të gjetur se kush ishin tradhëtarët ndërkohë që thelbi për të cilin ishte bërë votimi do të kalonte në plan të dytë.
Së dyti, një përçarje e opozitës do të ishte një goditje edhe për deklaratat që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë bërë gjatë këtyre ditëve duke theksuar se kanë arritur në një unifikim të forntit opozitar për këtë çështje.