Flash News

KRYESORE

Votimi për vizat, Ralf Gjoni: Turp! Racizmi po determinon axhendën parlamentare holandeze

Votimi për vizat, Ralf Gjoni: Turp! Racizmi po determinon axhendën

Deputeti Ralf Gjoni ka reaguar pas votimit në Parlamentin holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët, duke shprehur keqardhje, sipas tij, për dritëshkurtësinë e këtij votimi të mbrapshtë.

Gjoni thekson se në një moment kur duhet mbështetur hapja e negociatave, racizmi po determinon axhendën parlamentare holandeze.

“Turp! Turp!! Turp! Racizmi po determinon axhendën parlamentare holandeze. Në vend të mbështesin hapjen e negociatave, kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët. Keqardhje për dritëshkurtësinë e këtij votimi të mbrapshtë. Të gjithë duhet të ngrihemi në mbrojtje të interesave tona kombëtare dhe duhet të fillojmë nga Kuvendi”, shkruan Gjoni në rrjetin social ‘Facebook’.

Të fundit